Archive | Lajme

Vala për 12 vjetor, ule çmimet me 12 shtete

Në dymbëdhjetë vjetorin e saj, VALA ka lansuar ofertën më të re: “Befasi për 12 shtete”, që përfshinë zbritjen e thirrjeve për 50 për qind për destinacionet evropiane dhe tejoqeanike, SHBA, Kanada, Zelandë e Re, Australi, Angli, Zvicër, Austri, Gjermani, Francë, Itali, Suedi dhe Slloveni.

VALA në vazhdën e përkushtimt maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj, ofron zbritje të re për thirrjet drejtuara SHBA-së dhe Kanadasë nga 0.46 euro në 0.28 euro, thirrjet drejt Australisë dhe Zelandës së Re nga 0.92 euro në 0.46 euro si dhe vendeve evropiane nga 0.56 euro në 0.30 euro.

Faza e parë ka përfshirë shtetet tej oqeanike si SHBA, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re. Kjo zbritje është aplikuar që nga data 18 tetor 2011, ndërkohë që deri në fund të muajit të kaluar është arritur një trafik prej 95,607 minuta. Faza e dytë ka përfshirë tri destincionet kryesore evropiane si Austria, Gjermania dhe Zvicra që nga data 24 dhjetor 2011 dhe deri në fund të muajit të kaluar është arritur një trafik drejt këtyre destinacioneve prej 876,482 minuta. Kjo do të thotë se brenda kësaj periudhe kohore, VALA ka gjeneruar një trafik të përgjithshëm prej 1 milionë minutash në këto destinacione ndërkombëtare.
“Në 12 vjetorin e saj, VALA ka menduar t’u bëjë një dhuratë tepër të këndshme gjithë konsumatorëve që duan të komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë kufijve . Kjo do të thotë se thirrjet telefonike me bashkëatdhetarët tanë në Evropë dhe në shtetet tejoqeanike do të kenë zbritje për 50 për qind”, ka deklaruar u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Nuredin Krasniqi.

Sipas tij, të gjitha thirrjet në këto destinacione do të tarifohen 30 cent për minutë dhe kjo është edhe një premtim tjetër i përmbushur i VALA-s ndaj besnikërisë së konsumatorëve të saj

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se ulja e çmimit të thirrjeve nga ana e PTK-së do t’u mundësojë konsumatorëve që të komunikojnë më lehtë me miqtë dhe të afërmit e tyre kudo në botë. “Ky përvjetor i VALA-s bëhet akoma më domethënës me ofertën e saj më të re për zbritjen e thirrjeve prej 50 për qind për këto 12 shtete”, u shpreh ministri Besim Beqaj.

Nga ana e tij, kryetari i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, tha se shënimi i 12 vjetorit të VALA-s është sukses që i takon të gjithë punëtorëve të kësaj kompanie. “Rezultatet e arritura për këto 12 vite të operimit të VALA-s janë evidente dhe të prekshme jo vetëm nga konsumatorët tanë, por edhe me gjerë, për faktin se nga fitimi i realizuar dhe nga kontributet e operatorit VALA, janë bërë shumë investime kapitale”, theksoi Gjonbalaj.

Kjo zbritje për 50 për qind nuk do jetë përfitimi i vetëm i konsumatorëve të VALA-s, pasi që “Java e Pavarësisë” është një tjetër dhuratë për konsumatorët e VALA-s, sepse gjatë kësaj jave duke filluar nga data 15 deri më 21 shkurt të gjitha thirrjet dhe sms-të brenda rrjetit Vala do të jenë vetëm 3 cent.

Posted in Lajme, Vala0 Comments

Kombinati Kujtesa – Seriali i ri

Kombinati Kujtesa – Seriali i ri

Kujtesa Seriali “Kombinati” që ka nisur mbrëmë në platformën kabllovike të rrjetit “Kujtesa”, është një komedi e cila vë në thumb të kritrikës, nëpërmes humorit të hollë, problemet që përcjellin ndërmarrjet shoqërore në vend. Aty, ku gati secili është njëfarë shefi, dhe ku askush nuk qan kokën për ndërmarrjen duke tentuar që secili të përfitoj personalisht sa më shumë
Në një ambient pune, pothuajse të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, aktorët e serialit më të ri vendor “Kombinati”, në mënyrë komike trajtojnë fatin e keq të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë.

Kujtesa Kombinati k Channel

Ky serial që do të shfaqet çdo të diel në K-Channel, ka nisur premieren mbrëmë, ndërsa menjëherë ka pasur edhe reagime pozitive sa i përket lojës së akrtorëve, temës që ata trajtojnë por në veçanti falendërime për kompaninë Kujtesa e cila mblodhi një gamë të çmuar të aktorëve kosovarë për të realizuar një serial vendor dhe shfaqur atë para publikut Kujtesa.
Ky serial, do të ketë disa edicione, ndërsa në edicionin e saj të parë do të ketë 40 episode. Ai është pjesë e produksionit ‘Isstra Creative Factory’, me autor dhe producentë ekzekutiv Shkumbin Istrefi e Mentor Shala i cili është edhe regjisor, me asistencë regjietë Blerta Basholli, njëherësh edhe bashkëskenariste me aktorin Armond Morina.

kujtesa

kujtesa

 Kujtesa Kombinati k Channel

Ndër emrat më të veçuar të ketij seriali, janë Armond Morina, i cili luan në rolin e Shaqës, si zevendesdrejtor i ndërmarrjës, një burrë manipulant, i cili shfrytëzon asetet e firmës për përfitime private.

Yllka Gashi luan në rolin e Shehides, porse bëhet shumë nervoz nëse ndokush e therrët në emër, pasi bukuroshja preferon që ta quajnë Sheki. Ajo është një zyrtare e lartë për fotokopje. Sheki, ka hyrë në punë me mbështetje politike, vjen në punë kur t’i teket dhe nuk i jep llogari askujt. Është thellësisht e preokupuar me dukjen e saj.

Ilir Prapashtica, është shoferi dhe miku i madh i Shaqës. Në rolin e Zeqës, ai luan një tip poltroni i cili ushtron autoritet në ata që i ka përfundi dhe i nënshtrohet atyre që kanë fuqi Kujtesa.

Luan Jaha, luan rolin e Fahriut.  Një portier i Kombinatit, një fshatar i cili e ka lëshuar banesën e tij në Prishtinë me qera dhe jeton në kioskun e portës. Ky e ka një kushëri të fortë politikisht dhe askush nuk guxon t’ia prishë.

Aktorja e madhe Leze Qena, Kujtesa luan në rolin e Dadës. Një pastruese e Kombinatit, dikur (gjatë kohës së ish-Jugosllavisë) grua e fortë. Problemin kryesor e ka me e “rahatu” vajzën e saj Tinën. E menaxhon edhe bifenë e Kombinatit, bashkë me vajzën Kujtesa.

Kujtesa Kombinati k Channel

Valina Muçolli, luan rolin e vajzës së Dadës, pra kjo është Tina një vajzë “darkerkë“ që nuk pajtohet me kriteret e kohës, luftën për ekzistencë, turbofolkun, etj. Ylber Bardhi, është djali i Masarit (komercialistit të dikurshëm të Kombinatit). Ai luan rolin e Fidanit, dhe vjen në Kombinat, si zakonisht, me të njofshëm, por pasi ka përfunduar studimet në Tiranë. Babai i tij Masari, ia “trashëgon“ vendin e punës, pa dëshirën e tij. Meqenëse është i rritur në mentalitet ku prindi vendos për fatin e tij, ai “duhet“ t’i nënshtrohet Kujtesa. Në këtë serial, i cili do të transmetohet çdo të diel, luajnë edhe shumë aktorë tjerë, ndërsa herë pas here do të ketë edhe pruarje të reja.

Kujtesa

Posted in Lajme0 Comments

Ipko Internet Falas

Ipko Internet Falas

Ipko Fillon Me ofrimin e internetit WiFi, falas, në hapësirat më të mëdha publike nëpër qytete dhe zona turistike, IPKO synon të rris shkallën e përdorimit të internetit në Kosovë.

Zona më e madhe turistike e vendit, Brezovica, si dhe pjesa më e populluar e kryeqytetit, sheshi Nënë Tereza në Prishtinë, janë lokacionet e para publike të cilat mbulohen me rrjetin pa tela të internetit të shpejtë, të cilin kompania IPKO e ofron falas për përdoruesit e saj.

 

Zona më e madhe turistike e vendit, Brezovica, si dhe pjesa më e populluar e kryeqytetit, sheshi Nënë Tereza në Prishtinë, janë lokacionet e para publike të cilat mbulohen me rrjetin pa tela të internetit të shpejtë, të cilin kompania IPKO e ofron falas për përdoruesit e saj.

 

ipko mobile

ipko mobile

“Si ofruesi më i madh i internetit në vend, IPKO e kupton kërkesën në rritje të qytetarëve për përdorim të lehtë të internetit në çdo vend, dhe nga çdo pajisje mobile, ndërsa ne besojmë se me ofrimin pa pagesë të internetit në hapësirat më të frekuentuara publike, ne gjithashtu do të jemi kontribuuesi kryesor që shkalla e përdorimit të internetit në Kosovë të rritet dhe të jetë e ngjashme me shtetet më të zhvilluara evropiane” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Përdoruesit të cilët kanë nevojë për internet të shpejtë WiFi, mund të qasen lehtë dhe krejtësisht falas në rrjet, duke thirrur numrin *678# për tu pajisur me llogari të përdoruesit dhe fjalëkalim. Qasja në internet falas mund të bëhet nga telefonat mobil, laptopët, tabletët apo pajisjet e ndryshme elektronike që lidhen me internet.

Pas tejkalimit të periudhës testuese të projektit, IPKO do të vazhdojë të ofrojë internet WiFi falas edhe në qytetet tjera të Kosovës, përfshirë edhe zonat më të mëdha turistike, të cilat do të bëhen edhe më atraktive për vizitorët lokal si dhe turistët e huaj.

Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm i zhvillimit shoqëror.

Posted in Ipko, Lajme0 Comments

Vala 8 milion SMS per Vitin e Ri

Mbi 8 milionë SMS janë dërguar suksesshëm gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri, ndërkohë që vetëm gjatë kohës së peak-ut, saktësisht në mes të datës 31 dhjetor dhe 1 janar janë regjistruar dërgime të sms-ve mbi 3.4 milionë.

Në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtin periudhë gjatë ndërrimit të moteve, trafiku i përgjithshëm i SMS-ve është shtuar për 1 milion SMS, përkatësisht mbi 14 për qind më shumë, derisa edhe impakti financiar ka qenë tejet pozitiv.

Gjithashtu vlen të theksohet se edhe këtë herë, operatori Vala ka qenë 100 për qind e suksesshme, përkundër ngarkesës tejet të madhe dhe ka thyer të gjitha rekordet duke ngritur ndjeshëm grafikonin e dërgimit të SMS-ve, në një anë, por edhe rritjen e të hyrave financiare, nga ana tjetër.

Gjatë kohës me ngarkesën më të madhe, në mes të 31 dhjetorit dhe 1 janarit janë dërguar gjithsej 3,416,716 SMS, që është 600 mijë SMS më shumë krahasuar me të njëjtën natë festive të vitit të kaluar. ”Ky rekord i ri i arritur nga VALA është dëshmia më e mirë që konsumatorët tanë vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik PTK-së, përkatësisht produkteve dhe shërbimeve të saj”, ka deklaruar U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Nuredin Krasniqi.

Sipas tij, edhe gjatë kësaj feste është mundësuar, pa kurrfarë pengese, dërgimi i miliona SMS-ve dhe realizimi i thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët tanë, u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj.

Operatori publik mobil VALA, ka lansuar në treg ofertën speciale për festat e fundvitit për t’iu mundësuar mbi 1.2 milionë konsumatorëve të saj që të realizojnë thirrje telefonike dhe të dërgojnë SMS brenda VALA-s me çmim atraktiv për vetëm 3 cent.

Posted in Lajme, Vala0 Comments

Ipko: Thirrjet drejt operatorëve mobil në Zvicër, vetëm 18 cent

Me pakot e reja të telefonisë mobile, konsumatorët e IPKO’s me parapagim të cilët kanë të afërmit e tyre në Zvicër tani mund t’i thërrasin ata më shpesh dhe të flasin me ta më gjatë, pasi që një thirrje kushton vetëm 18 cent.

Në pakon e parë të thirrjeve të lira për Zvicër përfshihen 500 minuta, ndërsa në pakon e dytë 1000 minuta kohë bisede, drejt tre operatorëve kryesor mobil zviceran, Sunrise, Swisscom dhe Orange.

Fillimisht, kjo pako do të ofrohet vetëm për konsumatorët e telefonisë mobile IPKO në regjionin e Gjilanit, Ferizajit, Prizrenit, Vitisë dhe Dardanës, ndërsa minutat e pakos mund të shfrytëzohen deri më 31 korrik 2012.

“Me këto pako, konsumatorët tanë mund të flasin më lirë dhe më gjatë me të afërmit e tyre në Zvicër, e sidomos gjatë festave të fundvitit kur nevoja për komunikim me familjen është shumë më e madhe sesa zakonisht”, ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

Posted in Ipko, Lajme0 Comments

Pako Blu nga Z mobile

Z mobile ka lancuar reklamën më të re duke i paraqitur Stupcat si 3 musketarët të cilët janë në shërbim të popullit dhe të cilët i luftojnë çmimet e larta duke i ofruar çmimet më të lira në tregun kosovar.

 

Bëhet fjalë për Pakon BLU që është plani tarifor ideal i cili i përshtatet më së miri botës tuaj të komunikimit.

 

Merrni numrin e Z mobile dhe përfitoni 5 euro mbushje dhe përfitoni për 3 muaj rresht:

100 minuta, 100 SMS dhe 100Mb internet FALAS, ndaj operatorëve Zmobile dhe Vala.

 

Çka përfitoni nga Pakoja BLU?

 

- Bëheni pjesë e një komuniteti të madh për sa kohë të dëshironi;

- Kosto të ulët prej 5€, ku përveç mbushjes në vlerë prej 5€, ju përfitoni edhe 100 minuta, 100 SMS dhe 100 Mb internet falas;

- Minutat dhe SMS-at e Pakos BLU mund t’i përdorni ndaj të gjithë abonentëve të Z mobile dhe Vala për tre muaj rresht.

Posted in Lajme0 Comments

PAGUANI SHËRBIMET E KUJTESËS, NËPËRMES STARCARD

Banka TEB dhe kompania Kujtesa, paraqesin mundësinë e pagesës së shërbimeve të Kujtesës me kartelën Starcard, deri në 12 këste pa kamatë dhe duke fituar bonus.

Prishtinë, 23 dhjetor 2011 – Nga bashkëpunimi i bankës TEB dhe kompanisë Kujtesa do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e dy bizneseve, të cilët i përdorin shërbimet e Kompanisë Kujtesa, dhe kanë kartelën e Bankës TEB – Starcard.

TEB dhe Kujtesa e ofrojnë këtë mundësi për të ju lehtësuar klientëve pagesën e shërbimeve të Kompanisë Kujtesa, e që gjithashtu ata përfitojnë nga zbritja e çmimeve të shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor kualitativ që ofron Kujtesa.

Bashkëpunimi i Bankës TEB dhe Kompanisë Kujtesa, mundëson që klienti të paguaj me Starcard, deri në 12 këste, pa kamatë, për shërbimet dhe pakot që ofron Kujtesa.

“Tani klientët e Kujtesës mund të paguajnë për shërbimet me kartelë me këste pa aplikuar kamatë, duke e potencuar edhe më shumë fuqinë dhe mundësitë unike që i ofron kartela e jonë Starcard” ka thënë Kujtim Gazideda, Kryesues i Reklamimit dhe Komunikimit të Bankës TEB.

“Kompania Kujtesa, vazhdon të jetë në shërbim të plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke iu mundësuar atyre që të kenë në dispozicion ofertat më të mira në treg, qoftë në rrjetin e internetit apo të televizioneve kabllore. Kësisoj, Kujtesa premton se do të vazhdoj të sjellë risi e befasi në fushat që mbulon edhe gjatë vitit të ardhshëm”, thotë Florent Perjuci, drejtor operativ në Kujtesa.

Kujtesa ofron shërbime të ndryshme të internetit dhe kanale televizive. Këto shërbime ofrohen individualisht apo edhe në pako të ndryshme të krijuara sipas nevojave të klientëve.

Kartela Starcard është produkt unik në Kosovë, i cili ofron blerje të produkteve me këste me 0 për qind interes. Përveç kësaj për çdo blerje përdoruesi i kartelës përfiton së paku 1 për qind bonus i cili mund të përdoret për blerje të tjera me Starcard kudo në Kosovë.

Posted in Lajme0 Comments

Ptk Telekomi katërfishon shpejtësinë e internetit

Që nga fillimi i këtij muaji, Telekomi i Kosovës ka avancuar rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së internetit për të gjithë parapaguesit e vet që tash e tutje do të jetë katërfish më i shpejtë.
Kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët që shpejtësinë e tyre të internetit e kanë pasur 512 Kbps, tash e tutje kjo shpejtësi do të arrijë në 2.0 Mbps, derisa ata që kanë pasur 1 Mbps do ta kenë 4 Mbps, e kështu me radhë. Shpejtësia e internetit që është duke u rritur në vijimësi, e bën këtë shërbim shumë më të dobishëm për të gjithë shfrytëzuesit e TiK0n-it.
Me qëllim të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të vet, Telekomi i Kosovës, ka ndërmarrë hapat e duhur për rritjen e kualitetit të shërbimeve që janë në interes të konsumatorëve, në një anë, por edhe duke përmbushur kërkesat e tyre të vazhdueshme, nga ana tjetër.
“Katërfishimi i shpejtësisë së shërbimit të internetit (TiKon), është edhe një sukses i radhës i kompanisë sonë në plotësimin e kërkesave të konsumatorëve tanë me internet më cilësor dhe kjo është dhurata më e mirë që PTK u ofron të gjithë konsumatorëve të saj në prag të festave të fund-vitit”, ka deklaruar me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha.
Oferta më e re e Telekomit jo vetëm që është katërfishuar për sa i përket kapacitetit të internetit, por si gjithmonë do të jetë shumë e volitshme dhe tërheqëse për konsumatorët tanë, për shkak të çmimit, por edhe për shkak të mundësisë që ka çdo konsumator për të shfrytëzuar në maksimum këtë shërbim kualitativ.
Telekomi i Kosovës është në përgatitje të ofertave të reja për shërbimet e zërit (TiKtel) dhe ato mediale (TiKtv) me të cilat synon të befasojë këndshëm të gjithë konsumatorët përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe atraktive.

Posted in Lajme0 Comments

VALA çmimet 50 % më lirë me SHBA e Kanada

Operatori VALA ka lansuar një ofertë të re për të gjithë klientët e saj për disa nga destinacionet ndërkombëtare. Duke filluar nga e marta, të gjithë konsumatorët e VALA-s do të kenë mundësi të bisedojnë 50 për qind më lirë me destinacionet si SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re.

VALA në vazhdën e përkushtimit maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj, ofron zbritje të re për thirrjet drejtuara SHBA-së dhe Kanadas nga 0.46 euro në 0.28 euro si dhe thirrjet drejt Australisë dhe Zelandës së Re nga 0.92 euro në 0.46 euro.

“Kjo zbritje për 50 për qind nuk do jetë përfitimi i vetëm i konsumatorëve të VALA-s, pasi që do ketë në vazhdimësi oferta të tjera atraktive promocionale si për thirrje ndërkombëtare ashtu edhe për produkte aktuale dhe së shpejti do të ketë edhe një çmimore të re të thirrjeve me shtetet evropiane”, thuhet në njoftimin PTK-së për media.

Posted in Lajme0 Comments

Vala thyen rekord, 8 milionë euro më shumë

Gjatë nëntëmujorit të këtij viti Vala ka thyer një tjetër rekord. Bëhet fjalë për rritjen e të hyrave për tetë milionë euro më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se Vala ka shënuar sërish një ngritje të ndjeshme në gjithë sistemin e saj të operimit, përfshirë rritjen e grafikonit të thirrjeve, sms-ve, përdorimit të roamingut, shtimit të numrit të konsumatorëve si dhe refleksione pozitive financiare.

Të hyrat e pritura për muajin shtator 2011 në Njësinë e Biznesit Vala janë 11.9 milionë euro, që krahasuar me biznesplanin janë 110.1 për qind, ndërkohë që krahasuar me vitin 2010 janë 102.5 për qind. Bazuar në të dhënat e Vala-s, të hyrat janar-shtator të këtij viti janë 103.17 milionë euro që krahasuar me biznesplanin janë 108.5 për qind, derisa për dallim me vitin 2010 janë 108.2 për qind.

“Ky është suksesi më i madh i PTK-së që do të thotë se në këtë kohë Vala është duke gjeneruar të hyra të mëdha vit për vit dhe në të njëjtën kohë është duke rritur grafikonin financiar krahasuar me vitin 2009 dhe 2010, edhe përkundër gjithë kompleksitetit që e ka rrethuar”, ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha.

Sipas tij për dallim nga nëntëmujori i njëjtë i dy viteve te kaluara, vërehet një përqindje e ndjeshme e të hyrave financiare për periudhën janar-shtator dhe kjo ka ardhur si rezultat i shfrytëzueshmërisë në rritje, masave të ndërmarra si dhe atraktivitetit gjithnjë e më joshës për konsumatorët të shërbimeve dhe produkteve.

”Pas përkushtimit tonë të madh dhe të vazhdueshëm, me të vërtetë është kënaqësi t’i shikosh këto suksese të arritura që rezulton me këtë rritje të përgjithshme, edhe të trafikut të gjeneruar, edhe të numrit të konsumatorëve, që përveç të tjerash është vlerësimi më i mirë për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative, por edhe të afarizmit pozitiv”, theksoi Haxha.

Është hera e parë në historinë e PTK-së që Vala shënon rezultate rekorde në aspektin e ngritjes së konsumatorëve të saj, rritjes së të hyrave dhe vlerës së përgjithshme të saj.

Duke marrë parasysh të arriturat, shihet se PTK është duke shënuar rezultate pozitive dhe si rrjedhojë po rritet vlera e saj dhe kjo po dëshmohet falë punës dhe angazhimit maksimal të menaxhmentit të saj, ndërkohë që deri në fund të këtij viti do të lansohen shërbime të reja për festat e fundvitit

Posted in Lajme0 Comments