Archive | Telefona

IPKO: 550 euro për HTC Desire HD

IPKO së fundmi e ka zgjeruar ofertën e saj për konsumatorët e rinj dhe ata ekzistues, edhe me telefonat mobil nga prodhues të famshëm si Nokia, HTC dhe Samsung, përkatësisht me modelet e telefonave të mençur si HTC Desire, HTC Desire HD, Nokia C3, Nokia E5, Samsung Galaxy Mini, Corby II dhe jo vetëm. Për çdo pako, IPKO ofron edhe mundësinë e pagesës deri në 18 këste, përmes sistemit bankar.

Përveç telefonave mobil, përdoruesit të cilët parapaguhen në ndonjërën prej pakove me kohëzgjatje prej 3, 6, 12 ose 18 muajsh marrin edhe minuta dhe SMS kombëtar dhe ndërkombëtarë, internet dhe MMS, një numër IPKO dhe një telefon mobil të markës Nokia, HTC apo Samsung, i cili vjen me një pako të caktuar.

“Pakot e ofruara janë mundësi e mirë për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, të cilët dëshirojnë të posedojnë telefon të avancuar mobil nga Nokia, HTC ose Samsung, si dhe të kenë kontrollë të plotë mbi shpenzimet e tyre. Me secilën pako me parapagim, konsumatorët tanë e balancojnë buxhetin e tyre, dhe në baza mujore marrin minuta dhe SMS kombëtar dhe ndërkombëtar, internet në mobil, MMS si dhe telefonin e preferuar mobil” ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO.

Konsumatorët të cilët zgjedhin pakon gjashtë mujore Extra 6, për çdo muaj pranojnë 50 MB internet, 50 MMS, 50 minuta dhe 50 SMS të cilët mund t’i shpenzojnë drejt çdo operatori mobil në Kosovë, ndërsa pakon e tyre mund ta kombinojnë me ndonjërin prej modeleve të telefonave Nokia C3, Nokia E5, Samsung Galaxy Mini apo Samsung Corby II, i cili në nivel botëror është lansuar muajin e kaluar, ndërsa Kosova është ndër vendet e para evropiane që e posedon këtë model për shitje.

Ata që zgjedhin pakon një-vjeçare Extra 12, gjithashtu në baza mujore pranojnë nga 50 minuta dhe 50 SMS kombëtar, 50 MMS, dhe 50 MB internet, ndërsa kanë mundësinë e përzgjedhjes së ndonjërit prej modeleve të telefonave të mençur, si HTC Desire, HTC Desire HD apo Samsung Galaxy S Mini.
Ndërsa, konsumatorët që zgjedhin pakon për 18 muaj – Extra 18, në baza mujore pranojnë 100 minuta kombëtar, 100 SMS kombëtar dhe ndërkombëtar, 100 MB internet, dhe 100 MMS, ndërsa atyre iu ofrohet telefoni i avancuar HTC Desire HD, ndërsa të njëjtin mund ta paguajnë për periudhë më të gjatë kohore.

Çmimet e celularëve

HTC Desire HD për të cilin shumë dëshiruan të kuptojnë çmimin, me pakon Extra 12 të cilën e shpjegua më lartë kushton 550 euro, ndërsa me pakon Extra 18 kushton 630 euro (ku natyrisht përfshihen planet për SMS, minuta, MMS, internet, etj).

HTC Desire në anën tjetër mund të blihet me pakon Extra 12 që kushton 400 euro (përfshirë planin tarifor që u theksuar me pakon Extra 12). Odelet tjera si Samsung S5570 kushtojnë 240 euro e planin Extra 12, pastaj Nokia E5 205 euro e planin Extra 6, Nokia C3 e pakon Extra 6, etj.

*Për çdo pako të zgjedhur (Extra 3,6,12, ose 18), konsumatori paguan vetëm çmimin e telefonit të zgjedhur, ndërsa sasia e minutave, SMS’ve, MMS’ve dhe internetit në mobil, përfshihet në çmim.

Këto oferta janë mjaft atraktive duke pasur parasysh se një konsumator i përditshëm i Kosovës e ka të vështirë të paguajë një shumë prej 550 euro për një telefon, e që do të thotë se pagesa e celularëve mund të bëhet edhe përmes bankave. Deri tani dihet se TEB StarCard do të jetë zgjidhja e parë, por shumë shpejt pritet të zgjerohen mundësitë e pagesave edhe përmes bankave tjera.

Posted in Lajme, Telefona0 Comments