Në dymbëdhjetë vjetorin e saj, VALA ka lansuar ofertën më të re: “Befasi për 12 shtete”, që përfshinë zbritjen e thirrjeve për 50 për qind për destinacionet evropiane dhe tejoqeanike, SHBA, Kanada, Zelandë e Re, Australi, Angli, Zvicër, Austri, Gjermani, Francë, Itali, Suedi dhe Slloveni.
VALA në vazhdën e përkushtimt maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj, ofron zbritje të re për thirrjet drejtuara SHBA-së dhe Kanadasë nga 0.46 euro në 0.28 euro, thirrjet drejt Australisë dhe Zelandës së Re nga 0.92 euro në 0.46 euro si dhe vendeve evropiane nga 0.56 euro në 0.30 euro.
Faza e parë ka përfshirë shtetet tej oqeanike si SHBA, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re. Kjo zbritje është aplikuar që nga data 18 tetor 2011, ndërkohë që deri në fund të muajit të kaluar është arritur një trafik prej 95,607 minuta. Faza e dytë ka përfshirë tri destincionet kryesore evropiane si Austria, Gjermania dhe Zvicra që nga data 24 dhjetor 2011 dhe deri në fund të muajit të kaluar është arritur një trafik drejt këtyre destinacioneve prej 876,482 minuta. Kjo do të thotë se brenda kësaj periudhe kohore, VALA ka gjeneruar një trafik të përgjithshëm prej 1 milionë minutash në këto destinacione ndërkombëtare.
“Në 12 vjetorin e saj, VALA ka menduar t’u bëjë një dhuratë tepër të këndshme gjithë konsumatorëve që duan të komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë kufijve . Kjo do të thotë se thirrjet telefonike me bashkëatdhetarët tanë në Evropë dhe në shtetet tejoqeanike do të kenë zbritje për 50 për qind”, ka deklaruar u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Nuredin Krasniqi.
Sipas tij, të gjitha thirrjet në këto destinacione do të tarifohen 30 cent për minutë dhe kjo është edhe një premtim tjetër i përmbushur i VALA-s ndaj besnikërisë së konsumatorëve të saj
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se ulja e çmimit të thirrjeve nga ana e PTK-së do t’u mundësojë konsumatorëve që të komunikojnë më lehtë me miqtë dhe të afërmit e tyre kudo në botë. “Ky përvjetor i VALA-s bëhet akoma më domethënës me ofertën e saj më të re për zbritjen e thirrjeve prej 50 për qind për këto 12 shtete”, u shpreh ministri Besim Beqaj.
Nga ana e tij, kryetari i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, tha se shënimi i 12 vjetorit të VALA-s është sukses që i takon të gjithë punëtorëve të kësaj kompanie. “Rezultatet e arritura për këto 12 vite të operimit të VALA-s janë evidente dhe të prekshme jo vetëm nga konsumatorët tanë, por edhe me gjerë, për faktin se nga fitimi i realizuar dhe nga kontributet e operatorit VALA, janë bërë shumë investime kapitale”, theksoi Gjonbalaj.
Kjo zbritje për 50 për qind nuk do jetë përfitimi i vetëm i konsumatorëve të VALA-s, pasi që “Java e Pavarësisë” është një tjetër dhuratë për konsumatorët e VALA-s, sepse gjatë kësaj jave duke filluar nga data 15 deri më 21 shkurt të gjitha thirrjet dhe sms-të brenda rrjetit Vala do të jenë vetëm 3 cent.





