Tag Archive | "ipko"

IPKO, hej! Pse po pret?

IPKO, hej! Pse po pret?

IPKO ka lansuar të mërkurën platformën e komunikimit dhe argëtimit të plotë për të rinjtë, përkatësisht markën e re – “Hej! Pse po pret?, komunitetin e vetëm i cili i dedikohet të rinjve në mbarë Kosovën.

Tani, një anëtarë i ri i komunitetit Hej! mund të flas me të tjerët në Hej! me 500 minuta, të dërgoj 500 SMS, 500 MMS, apo të shfletojë internetin në mobil me 500 megabajt, për një kosto prej 3€ në muaj, në të cilën përfshihet edhe SIM kartela Hej!.

Ndërsa, gjatë periudhës promocionale, 16 maj – 16 qershor, anëtarët e rinj të komunitetit Hej! do t’i marrin të gjitha benefitet e ofruara nga Hej! për 3 muaj rresht, për gjithsejtë 3 euro.

Anëtarësimi në Hej! për përdoruesit e rinj mund të bëhet në ndonjërin nga 17 dyqanet apo tendat e IPKO-së në qytete, ndërsa përdoruesit ekzistues të shërbimeve mobile të kompanisë mund të hyjnë në komunitet, duke thirrur kodin *888#. “Me Hej!, ne kemi krijuar një platformë të veçantë, e cila ofron komunikim dhe argëtim të plotë për të rinjtë kosovar”, tha Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Përveç mundësisë së komunikimit të plotë, të cilin ata e kanë mes vete, anëtarët e rinj të komunitetit hej! e kanë mundësinë të shprehen në portalin interaktiv Hej!, përmes aplikacioneve mobile, aplikacioneve për Facebook, të ndjekin ngjarjet më interesante kudo në Kosovë, si dhe të luajnë lojëra dhe të fitojnë pikë e shpërblime për shumë aktivitete sociale që ata do t’i kenë mes vete.

Pas prezantimit zyrtar të komunitetit të të rinjëve, hej! do të organizojë një ngjarje ekskluzive për të rinjtë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, në të cilin, përveç argëtimit, ata do të mund të fitojnë shpërblime, si dhe të mësojnë edhe më shumë për platformën Hej!.

Posted in IpkoComments (0)

Më shkruaj në Twitter. Është falas nga IPKO!

Më shkruaj në Twitter. Është falas nga IPKO!

Tani, të gjithë ata që kanë llogari aktive në Twittër, do të mund të dërgojnë dhe pranojnë cicërima (tweets), falas, përmes SMS-it, nga telefonia mobile IPKO.

Dërgimi dhe pranimi i cicërimave bëhet krejtësisht thjeshtë, vetëm duhet paraprakisht ta konfiguroni telefonin si dhe të filloni me postimin e cicërimave, përmes SMS-it në numrin 16161.

Konfigurimi i telefonit për Twitter SMS përmes www.twitter.com:

  1. Qasuni në llogarinë tuaj Twitter
  2. Zgjedhni opcionin Settings – Mobile
  3. Zgjedhni shtetin Kosovë, operatorin IPKO
  4. Shkruani numrin tuaj dhe klikoni Start

Pasi t’i keni vendos të dhënat, shkruani një SMS me tekstin GO në numrin 16161. Twitter SMS tani duhet ta keni aktive.

Konfigurimi i Twitter SMS përmes telefonit:

  1. Dërgoni SMS me tekstin START në numrin 16161
  2. Twitter do t’ju kthejë një SMS, cilës duhet t’I përgjigjeni duke shkruar emrin tuaj të përdoruesit (username) në Twittër
  3. Pas ksaj, Twitter do të kërkoj nga ju që të dërgoni fjalëkalimin tuaj. Gjatë shkruarjes së fjalëkalimit tuaj, duhet t’i shkruani të gjitha karakteret, shkronjat e mëdhaja, të vogla, numrat, etj.
  4. Dërgoni fjalëkalimin dhe nëse e keni shkruar sakt, Twitter do të kërkoj nga ju përmes SMS-it që t’i përgjigjeni me tekstin OK në mënyrë që ta kryeni regjistrimin për Twitter SMS.
  5. Tani, Twitter SMS-in e keni aktive.
ipko twitter

ipko twitter

Posted in IpkoComments (0)

Qitja pikën. Me pakon Profit

Minuta dhe SMS kombëtarë drejt të gjithe operatorëve në Kosovë!

Me pakon Profit, tani mund të përfitosh nga minuta dhe SMS kombëtarë që aplikohen kundrejt secilit operator (IPKO/Vala/ZMobile/D3), si dhe të kesh gjatë tërë kohes qasje në internetin në mobil më të shpejtë në Kosovë!

Si përputhet oferta Profit me dinamikën e jetës tuaj!
Oferta Profit është e vetmja ofertë në treg e cila i përshtatet jetës energjike të botës së biznesit. Varësisht prej nevojave tuaja, ju mund të zgjedhni njërën nga 7 pakot e ofruara me Profit ashtu që mënyra se si ju e përdorni telefonin të përputhet plotësisht me ofertën të cilën e keni përzgjedhur! Prandaj, në Profit, çdokush mund ta gjej veten dhe mund ta personalizojë telefonin në mënyrën që përshtatet më së miri.

 

profit 200 profit 300 profit 400 profit 500 profit 700 profit 1000
ipko/ vala / fiks 200min 300min 400min 500min 700min 1000min
sms ipko d3 vala 200sms 300sms 400sms 500sms 700sms 1000sms
internet 100mb 100mb 500mb 500mb 2000mb 2000mb
cmimi ne muaj 14.95 EUR 19.95 EUR 24.95 EUR 29.95 EUR 39.95 EUR 55.95 EUR

Posted in IpkoComments (0)

Ipko Internet Falas

Ipko Internet Falas

Ipko Fillon Me ofrimin e internetit WiFi, falas, në hapësirat më të mëdha publike nëpër qytete dhe zona turistike, IPKO synon të rris shkallën e përdorimit të internetit në Kosovë.

Zona më e madhe turistike e vendit, Brezovica, si dhe pjesa më e populluar e kryeqytetit, sheshi Nënë Tereza në Prishtinë, janë lokacionet e para publike të cilat mbulohen me rrjetin pa tela të internetit të shpejtë, të cilin kompania IPKO e ofron falas për përdoruesit e saj.

 

Zona më e madhe turistike e vendit, Brezovica, si dhe pjesa më e populluar e kryeqytetit, sheshi Nënë Tereza në Prishtinë, janë lokacionet e para publike të cilat mbulohen me rrjetin pa tela të internetit të shpejtë, të cilin kompania IPKO e ofron falas për përdoruesit e saj.

 

ipko mobile

ipko mobile

“Si ofruesi më i madh i internetit në vend, IPKO e kupton kërkesën në rritje të qytetarëve për përdorim të lehtë të internetit në çdo vend, dhe nga çdo pajisje mobile, ndërsa ne besojmë se me ofrimin pa pagesë të internetit në hapësirat më të frekuentuara publike, ne gjithashtu do të jemi kontribuuesi kryesor që shkalla e përdorimit të internetit në Kosovë të rritet dhe të jetë e ngjashme me shtetet më të zhvilluara evropiane” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Përdoruesit të cilët kanë nevojë për internet të shpejtë WiFi, mund të qasen lehtë dhe krejtësisht falas në rrjet, duke thirrur numrin *678# për tu pajisur me llogari të përdoruesit dhe fjalëkalim. Qasja në internet falas mund të bëhet nga telefonat mobil, laptopët, tabletët apo pajisjet e ndryshme elektronike që lidhen me internet.

Pas tejkalimit të periudhës testuese të projektit, IPKO do të vazhdojë të ofrojë internet WiFi falas edhe në qytetet tjera të Kosovës, përfshirë edhe zonat më të mëdha turistike, të cilat do të bëhen edhe më atraktive për vizitorët lokal si dhe turistët e huaj.

Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm i zhvillimit shoqëror.

Posted in Ipko, LajmeComments (0)

Ipko: Thirrjet drejt operatorëve mobil në Zvicër, vetëm 18 cent

Me pakot e reja të telefonisë mobile, konsumatorët e IPKO’s me parapagim të cilët kanë të afërmit e tyre në Zvicër tani mund t’i thërrasin ata më shpesh dhe të flasin me ta më gjatë, pasi që një thirrje kushton vetëm 18 cent.

Në pakon e parë të thirrjeve të lira për Zvicër përfshihen 500 minuta, ndërsa në pakon e dytë 1000 minuta kohë bisede, drejt tre operatorëve kryesor mobil zviceran, Sunrise, Swisscom dhe Orange.

Fillimisht, kjo pako do të ofrohet vetëm për konsumatorët e telefonisë mobile IPKO në regjionin e Gjilanit, Ferizajit, Prizrenit, Vitisë dhe Dardanës, ndërsa minutat e pakos mund të shfrytëzohen deri më 31 korrik 2012.

“Me këto pako, konsumatorët tanë mund të flasin më lirë dhe më gjatë me të afërmit e tyre në Zvicër, e sidomos gjatë festave të fundvitit kur nevoja për komunikim me familjen është shumë më e madhe sesa zakonisht”, ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

Posted in Ipko, LajmeComments (0)

Fol shlirë dhe lirë me IPKO gjatë verës

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO do të kenë tarifa deri 40 për qind më të lira të komunikimit në roaming, gjatë qëndrimit në destinacionet e tyre të preferuara për pushimet e verës, përkatësisht në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

“Pas arritjes së marrëveshjes për zbritjen e tarifave të roamingut me operatorët e rajonit, si Eagle Mobile (Shqipëri), T-Mobile (Mali i Zi) dhe Croatian Telekom (Kroaci), IPKO ka zbritur çmimet për thirrje dhe SMS, në tri shtetet fqinje. Çmimet e reja të shërbimit roaming aplikohen për të gjitha shtetet njësoj”, thuhet në një komunikatë për medie të kësaj kompanie.

Sipas IPKO-s, me tarifat e reja unike, të cilat janë deri në 40 për qind më të lira krahasuar me një vit më parë, “çmimi për dërgimin e një SMS-je është 0.25 euro, pranimi i thirrjes në roaming kushton 0.30 euro, thirrjet në Kosovë, 1.10€, ndërsa pranimi i SMS-ve është falas”.

“Oferta e re e çmimeve të roamingut për shtetet më të frekuentuara nga kosovarët gjatë pushimeve verore vlen për periudhën kryesore të pushimeve, dhe e njëjta përfundon më 30 shtator 2011”, theksohet në komunikatë.

IPKO në tërësi e plotëson legjislacionin e Bashkimit Evropian për krijimin e një çmimi unik të roamingut në të gjitha shtetet anëtare. Nga data 1 korrik 2009, të gjithë operatorët mobil në kuadër të Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe telefoninë mobile IPKO, e aplikojnë një tarifë të tillë.

Posted in IpkoComments (0)

IPKO, pranimi i thirrjes në Evropë vetëm 11 cent

Pas miratimit të “Euro-tarifës” nga Komisioni Evropian, telefonia mobile IPKO përsëri ka zbritur çmimet e roamingut për 27 shtetet e BE-së. Pranimi i thirrjes kudo në Evropë tani kushton 11 cent për minutë.

Me rregullativën e re të Komisionit Evropian, e cila është efektive që nga data 1 korrik 2011, të gjithë operatorët mobil evropian, duke përfshirë edhe telefoninë mobile IPKO, kanë ulur çmimet e roamingut për thirrje dhe SMS, brenda 27 shteteve të BE-së.

Konsumatorët e telefonisë mobile IPKO të cilët vizitojnë cilindo nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, do të paguajnë 35 cent për të bërë thirrje, 11 cent për thirrjet e pranuara dhe 11 cent për të dërguar një SMS, ndërsa pranimi i SMS-ve është pa pagesë. Tarifat unike për thirrje dhe SMS në të gjithë Evropën nuk përfshijnë TVSH-në.

Çmimet e zbritura të roamingut vlejnë edhe për të gjithë shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, përfshirë edhe diasporën kosovare e cila në numër të madh kalon pushimet verore në vendlindje.

Edhe përkundër faktit se Kosova ende nuk është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, telefonia mobile IPKO që nga viti 2009 aplikon tarifat e njëjta të roamingut si çdo operator tjetër mobil në 27 shtetet anëtare të BE-së.

Për më shumë, telefonia mobile IPKO ka marrëveshje me 374 operator mobil në botë, përkatësisht 193 shtete, me të cilat konsumatorët e saj mund të komunikojnë gjatë përdorimit të shërbimit roaming.

Posted in IpkoComments (0)

Rrafsh 0.085€ prej Ipkos

Telefonia mobile IPKO prezanton tarifat më të ulëta për komunikim mobil. Tani, ofron një çmim të vetëm për thirrje, drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë.

Kësaj radhe, IPKO ka prezantuar një model të ri tarifor i cili ofron një çmim të vetëm për thirrje, drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë.

“Rrafsh”, është modeli më i ri tarifor i telefonisë mobile IPKO, përmes të cilit konsumatorët e saj mund të bëjnë thirrje, apo të dërgojnë SMS, tek të gjithë operatorët mobil në Kosovë. Me “Rrafsh”, një thirrje drejt cilitdo operator mobil në Kosovë kushton 8.5 (0.085 €) centë në minutë, ndërsa një SMS 6.5 (0.065 €)cent.

“Prej ditës së parë të operimit të kompanisë IPKO në telefoni mobile, ne gjithnjë kemi synuar që ofertat tona të jenë të volitshme, të thjeshta, dhe të veçanta për të gjithë konsumatorët tanë” – ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO. “Sot, përdoruesit e tarifës Rrafsh, përveç se do të flasin dhe shkruajnë më shumë çdo ditë, ata kanë edhe një pako e cila e bën jetën e tyre më të thjeshtë, dhe me më shumë komunikim”.

Për ta aktivizuar këtë plan tarifor nuk ka asnjë kosto, ndërsa përdoruesit duhet të dërgojnë SMS tek numri “123”, me tekst “rrafsh”.  Me ofertën “Rrafsh”, çdo minutë dhe SMS, drejt çdo operatori mobil në Kosovë, tarifohet me një çmim të vetëm, 24 orë në ditë, çdo ditë të javës,

 

Normal Off-peak Extra Off peak SMS
07:00-21:00 21:00-07:00 21:00-07:00
Vala 0.085 € 0.085 € 0.085 € 0.065 €
IPKO 0.085 € 0.085 € 0.085 € 0.065 €
D3 0.085 € 0.085 € 0.085 € 0.065 €
Z-Mobile 0.085 € 0.085 € 0.085 € 0.065 €
Ptk Fiks 0.085 € 0.085 € 0.085 € 0.000 €
IPKO Fiks 0.085 € 0.085 € 0.085 € 0.000 €

Posted in Ipko, Ofertat, PrepaidComments (0)

Krahasimi Prepaid

Ne baze te kesaj tabele krahasuese per sherbimet e telefonise Mobile Prepaid (me parapagim) ofertat me ekonomike dalin te jene ato te operatoreve mobil virtual Zmobile dhe D3mobile te cilat ofrojne thirrje ne drejtim te te gjithe operatoreve me cmim prej 0.09 € per minute dhe Sms prej 0.09 € dhe 0.05 €

Vala
Ipko
Fillo
Ipko
Allo
Ipko Tung
Zmobile
5
Zmobile
10
Zmobile
krejt
D3 Mobile
Vala
0.09 €
0.15 €
0.15 €
0.15 €
0.07 €
0.07 €
0.09 €
0.09 €
IPKO
0.18 €
0.10 €
0.10 €
0.10 €
0.18 €
0.18 €
0.09 €
0.09 €
D3
0.18 €
0.10 €
0.10 €
0.10 €
0.18 €
0.18 €
0.09 €
0.09 €
Z-Mobile
0.09 €
0.15 €
0.15 €
0.15 €
0.07 €
0.07 €
0.09 €
0.09 €
Ptk Fiks
0.19 €
0.15 €
0.15 €
0.15 €
0.19 €
0.19 €
0.09 €
0.09 €
IPKO Fiks
0.19 €
0.10 €
0.10 €
0.10 €
0.19 €
0.19 €
0.09 €
0.09 €
Sms Lok
0.03 €
0.05 €
0.05 €
0.05 €
0.03 €
0.03 €
0.03 €
0.05 €
Sms KS
0.13 €
0.05 €
0.05 €
0.05 €
0.13 €
0.13 €
0.09 €
0.05 €

Posted in Krahasimet, PrepaidComments (0)

Ipko Prepaid Allo

Do të bisedoni me familjarët dhe miqtë tuaj më shpesh e më gjatë. Në këtë pako përfshihet shërbimi ‘Rrethi im’ – që mundëson biseda me çmime tepër të lira me 10 numra të tjerë (IPKO mobil dhe IPKO fiks).

Normal Off-peak Extra Off peak
07:00-21:00 21:00-07:00 21:00-07:00
Rrethi IM 0.05 € 0.05 € 0.05 € 0.05 €
Vala 0.15 € 0.15 € 0.15 € 0.05 €
IPKO 0.10 € 0.05 € 0.05 € 0.05 €
D3 0.10 € 0.05 € 0.05 € 0.05 €
Z-Mobile 0.15 € 0.15 € 0.15 € 0.05 €
Ptk Fiks 0.15 € 0.15 € 0.15 € 0.00 €
IPKO Fiks 0.10 € 0.05 € 0.05 € 0.00 €
GPRS 50MB 1.95 € Web 50 Vlen 30 dite
300MB 2.95 € Web 300 Vlen 30 dite
1000MB 6.95 € Web 1000 Vlen 30 dite

 

IPKO Telekomunikimet, njihet si kompania e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë. E themeluar më 1999, IPKO është zhvilluar suksesshëm – nga ofruesi i parë i internetit në mbarë Kosovën – në një ndërmarrje moderne, që ofron spektër të plotë shërbimesh dhe përmbajtjesh të integruara në komunikime mobile, telefoni fikse, televizion kabllor digjital, internet dhe media.

IPKO njihet si një kompani moderne me shërbime të avancuara dhe, ka një reputacion të një kompanie që kujdeset për klientët e saj. Si në sektorin shtëpiak, ashtu edhe në atë të bizneseve, inovacioni ynë shtrihet në të gjitha produktet dhe shërbimet, të cilat janë të disenjuara me kujdes që t’u përshtaten nevojave të ndryshme të konsumatorëve tanë.

Filozofia jonë e krijimit të planeve tarifore dhe ofertave të personalizuara për kërkesa të ndryshueshme të konsumatorëve tanë, me mënyra të ndryshme jetese, pasqyrohet në diversitetin e shërbimeve tona.

Me hyrjen e saj në treg, IPKO ka sjellë konkurrencë në tregun e telefonisë mobile dhe përfitime të shumta për konsumatorët. Depërtimi i telefonisë mobile IPKO në treg, ka ulur çmimet, ndërsa ka ngritur cilësinë e shërbimeve, në nivelin më të lartë të mundshëm.

Gjatë një viti operimi, IPKO ka arritur të mbulojë me rrjetin e telefonisë mobile, më shumë se 99.7 për qind të popullatës së vendit. Për më pak se një vit, telefonia mobile IPKO ka 35 për qind të tregut të telefonisë mobile në Kosovë, i cili gjithnjë është në rritje.

IPKO vazhdon të jetë ofruesi kryesor i internetit, edhe nga shtrirja e rrjetit, edhe nga numri i konsumatorëve. IPKO ka një rrjet shumë të gjerë tokësor – fikse me 230.000 mijë porta, ndërsa numri i konsumatorëve të telefonisë fikse është në rritje të vazhdueshme.

Kompania është gjithashtu lider në treg edhe në shërbimin e televizionit kabllor digjital, duke ofruar përmbajtjen më cilësore programore televizive ajo ka numrin më të madh të klientëve në treg.

Në secilin segment – telefoni mobile, telefoni fikse, internet dhe televizion kabllor digjital – IPKO operon me teknologjinë më të fundit dhe me rrjetin më cilësor në treg.

Kompania IPKO, është në fazën e rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm. IPKO tashmë ka 17 dyqane zyrtare të shitjes. Ajo ka përkrahje teknike dhe qendër kujdesi për konsumatorët, e cila punon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjatë tërë vitit dhe një rrjet të gjerë distributorësh të autorizuar në të gjithë vendin.

Duke kombinuar përvojën unike në një treg dinamik bashkë me përkushtimin për t’ua ofruar teknologjinë më të fundit qytetarëve të Kosovës, IPKO synon të jetë përfaqësuesi më i mirë i komunitetit të biznesit, i cili kultivon standarde të larta të arritjeve në biznes dhe etikë biznesi, të cilat e vendosin kompaninë si shtyllë të rëndësishme në ekonominë e Kosovës.

Posted in Ipko, PrepaidComments (0)