Tag Archive | "kosovo mvno"

Pako Blu nga Z mobile

Z mobile ka lancuar reklamën më të re duke i paraqitur Stupcat si 3 musketarët të cilët janë në shërbim të popullit dhe të cilët i luftojnë çmimet e larta duke i ofruar çmimet më të lira në tregun kosovar.

 

Bëhet fjalë për Pakon BLU që është plani tarifor ideal i cili i përshtatet më së miri botës tuaj të komunikimit.

 

Merrni numrin e Z mobile dhe përfitoni 5 euro mbushje dhe përfitoni për 3 muaj rresht:

100 minuta, 100 SMS dhe 100Mb internet FALAS, ndaj operatorëve Zmobile dhe Vala.

 

Çka përfitoni nga Pakoja BLU?

 

- Bëheni pjesë e një komuniteti të madh për sa kohë të dëshironi;

- Kosto të ulët prej 5€, ku përveç mbushjes në vlerë prej 5€, ju përfitoni edhe 100 minuta, 100 SMS dhe 100 Mb internet falas;

- Minutat dhe SMS-at e Pakos BLU mund t’i përdorni ndaj të gjithë abonentëve të Z mobile dhe Vala për tre muaj rresht.

Posted in LajmeComments (0)

VALA çmimet 50 % më lirë me SHBA e Kanada

Operatori VALA ka lansuar një ofertë të re për të gjithë klientët e saj për disa nga destinacionet ndërkombëtare. Duke filluar nga e marta, të gjithë konsumatorët e VALA-s do të kenë mundësi të bisedojnë 50 për qind më lirë me destinacionet si SHBA, Kanada, Australi dhe Zelanda e Re.

VALA në vazhdën e përkushtimit maksimal në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve të saj, ofron zbritje të re për thirrjet drejtuara SHBA-së dhe Kanadas nga 0.46 euro në 0.28 euro si dhe thirrjet drejt Australisë dhe Zelandës së Re nga 0.92 euro në 0.46 euro.

“Kjo zbritje për 50 për qind nuk do jetë përfitimi i vetëm i konsumatorëve të VALA-s, pasi që do ketë në vazhdimësi oferta të tjera atraktive promocionale si për thirrje ndërkombëtare ashtu edhe për produkte aktuale dhe së shpejti do të ketë edhe një çmimore të re të thirrjeve me shtetet evropiane”, thuhet në njoftimin PTK-së për media.

Posted in LajmeComments (0)

Vala thyen rekord, 8 milionë euro më shumë

Gjatë nëntëmujorit të këtij viti Vala ka thyer një tjetër rekord. Bëhet fjalë për rritjen e të hyrave për tetë milionë euro më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo tregon se Vala ka shënuar sërish një ngritje të ndjeshme në gjithë sistemin e saj të operimit, përfshirë rritjen e grafikonit të thirrjeve, sms-ve, përdorimit të roamingut, shtimit të numrit të konsumatorëve si dhe refleksione pozitive financiare.

Të hyrat e pritura për muajin shtator 2011 në Njësinë e Biznesit Vala janë 11.9 milionë euro, që krahasuar me biznesplanin janë 110.1 për qind, ndërkohë që krahasuar me vitin 2010 janë 102.5 për qind. Bazuar në të dhënat e Vala-s, të hyrat janar-shtator të këtij viti janë 103.17 milionë euro që krahasuar me biznesplanin janë 108.5 për qind, derisa për dallim me vitin 2010 janë 108.2 për qind.

“Ky është suksesi më i madh i PTK-së që do të thotë se në këtë kohë Vala është duke gjeneruar të hyra të mëdha vit për vit dhe në të njëjtën kohë është duke rritur grafikonin financiar krahasuar me vitin 2009 dhe 2010, edhe përkundër gjithë kompleksitetit që e ka rrethuar”, ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha.

Sipas tij për dallim nga nëntëmujori i njëjtë i dy viteve te kaluara, vërehet një përqindje e ndjeshme e të hyrave financiare për periudhën janar-shtator dhe kjo ka ardhur si rezultat i shfrytëzueshmërisë në rritje, masave të ndërmarra si dhe atraktivitetit gjithnjë e më joshës për konsumatorët të shërbimeve dhe produkteve.

”Pas përkushtimit tonë të madh dhe të vazhdueshëm, me të vërtetë është kënaqësi t’i shikosh këto suksese të arritura që rezulton me këtë rritje të përgjithshme, edhe të trafikut të gjeneruar, edhe të numrit të konsumatorëve, që përveç të tjerash është vlerësimi më i mirë për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative, por edhe të afarizmit pozitiv”, theksoi Haxha.

Është hera e parë në historinë e PTK-së që Vala shënon rezultate rekorde në aspektin e ngritjes së konsumatorëve të saj, rritjes së të hyrave dhe vlerës së përgjithshme të saj.

Duke marrë parasysh të arriturat, shihet se PTK është duke shënuar rezultate pozitive dhe si rrjedhojë po rritet vlera e saj dhe kjo po dëshmohet falë punës dhe angazhimit maksimal të menaxhmentit të saj, ndërkohë që deri në fund të këtij viti do të lansohen shërbime të reja për festat e fundvitit

Posted in LajmeComments (0)

Vala 4.2 milionë euro më shumë

Pesëmujori i parë i këtij viti është për 4.2 milionë euro më i mirë në aspektin financiar sesa pesëmujori i parë vitit të kaluar. Kjo tregon se Vala ka shënuar sërish një ngritje të ndjeshme në gjithë sistemin e saj të operimit. Bëhet fjalë për rritje të grafikonit të thirrjeve, sms-ve, përdorimit të roamingut, shtimit të numrit të konsumatorëve si dhe refleksione pozitive financiare pas luftimit të dukurisë Sim to Sim.

Bazuar në të dhënat faktike të Operatorit Vala brenda një periudhe kohore prej një viti është evidentuar rritje e performansave të rrjetit dhe shërbimeve të këtij operatori, ndërkohë që grafikonët e rritjes vërehen sidomos në pesë muajt e parë të këtij viti, ku përqindjet e kësaj rritjeje janë dukshëm më pozitiv krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të shkuar.

Të dhënat tregojnë se prej vitit 2009 vërehet afërsisht një rritje prej 10 për qind të të hyrave vjetore. Për periudhën janar-maj të këtij viti, Vala ka gjeneruar 4.2 milionë euro të hyra më shumë së në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ka ardhur si rezultat i shfrytëzueshmërisë në rritje, ndikimit të madh të luftës së Sim to Sim, atraktivitetit të shërbimeve dhe produkteve.

“Duke i parë grafikonët e rritjes në Vala në të gjitha nivelet dhe shtimit të përgjithshëm të të hyrave financiare në muajt e parë të këtij viti, është edhe një dëshmi tjetër se këtu punohet me përkushtim të madh, në mënyrë që të vazhdohet t’i rritet vlera kompanisë sonë”, deklaroi Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së.

Sipas tij me këtë përkushtim maksimal do të arrihen rezultate edhe më të mira për t’u ofruar konsumatorëve shërbim cilësor dhe produkte joshëse, në një anë dhe duke i siguruar dividendë Qeverisë së Kosovës, nga ana tjetër. “Këtë rritje aktuale e kuptoj si shenjë e besnikërisë së konsumatorëve tanë dhe mesazhit të tyre të qartë se ata janë me ne, se e duan VALA-n dhe janë të kënaqur me atë dhe janë të kënaqur me atë çfarë ne iu ofrojmë atyre”, është shprehur Haxha.

Në këtë periudhë pesëmujore vlen të përmendet se ka pasur gjenerim të të hyrave më të mëdha nga terminimi i thirrjeve ndërkombëtare me rritje në kuotën deri në 30 për qind krahasuar më pesëmujorin e vitit 2010, ndërkohë që edhe kategoritë tjera të të hyrave kanë shënuar rritje, përfshirë të hyrat nga thirrjet lokale që janë rritur 8 për qind, shfrytëzimi i sms-ve në shkallën 23 për qind

Posted in LajmeComments (0)

VALA me ofertë atraktive për festat e fundvitit

Operatori publik mobil Vala, ka lansuar të premten një mori shërbimesh dhe produktesh të leverdishme për të gjithë konsumatorët e saj gjatë festave të fundvitit. Nga sot, të gjithë konsumatorët me kontratë dhe parapagim të operatorit Vala, mund të realizojnë thirrje telefonike (për minutë) dhe të dërgojnë SMS, brenda VALA-s gjatë vikendeve me çmim atraktiv prej vetëm 3 cent. Kjo pako do te jetë e vlefshme vetëm gjatë vikendeve dhe festave zyrtare.

“VALA gjithashtu ka menduar t’u bëjë edhe një dhuratë tepër të këndshme gjithë konsmatorëve që duan të komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë kufijve . Kjo do të thotë se thirrjet telefonike me bashkatdhetarët tanë në Zvicër, Gjermani dhe Austri, do të kenë zbritje për 50 për qind”, tha drejtori i Departamentit për Komunikim të PTK-së, Menduh Abazi.

Sipas tij, thirrjet në këto destinacione do të tarifohen 30 cent për minutë dhe kjo është edhe një premtim tjetër i përmbushur i VALA-s ndaj besnikërisë së konsumatorëve të saj. “VALA gjithashtu hedh në treg edhe disa oferta të tjera, për të gjithë konsumatorët e vet që përdorin shërbimin e internetit në telefonat e tyre mobilë. Tarifa mujore për shërbimin e internetit për klientët me kontratë dhe me parapagim do të jetë 50 për qind më lirë dhe do të kushtojë vetëm 5 Euro në muaj”, ka pohuar Abazi.
Sa i përket shërbimit javor të internetit për klientët me parapagim, VALA do të ofrojë kapacitet deri në pesëfish më të shpejtë, që do të kushtojë vetëm 1.50 euro, me kapacitet deri në 100 MB.

Këto oferta, të operatorit Vala, do ta bëjnë komunikimin përmes telefonisë mobile mjetin më të kapshëm dhe më të lirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Vala do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të lansojë produkte dhe shërbime të reja, që do të jenë atraktive dhe të kënaqshme për të gjithë konsumatorët e saj

Posted in LajmeComments (0)

IPKO: “Quatro” të gjitha shërbimet në një vend

Me pakon “Quatro”, IPKO kompleton ofertën e katërfishtë, që përfshin telefoninë mobile, fikse, internetin dhe televizionin digjital, në një pako të vetme, duke filluar prej 29.95 euro në muaj.

IPKO të mërkurën ka prezantuar pakon ‘Quatro’ me të gjitha shërbimet e telekomunikimit në një vend të vetëm, me të cilën familjet kosovare do t’i ulin shpenzimet e komunikimit, ndërsa kursejnë kohën dhe buxhetin e tyre familjar.

Nevojat e një familje kosovare për telekomunikim përmbushen me “Quatro” e cila përmban pako Premium të televizionit digjital, 10 euro mbushje për telefon mobil, e cila mund të shpërndahet mes anëtarëve të familjes, 1 euro mbushje në telefoninë fikse, internet pa limit me shpejtësi deri në 5Mbps, dy telefona mobil Nokia dhe Samsung  falas, dhe një wireless ruter falas, njofton IPKO nëpërmjet një komunikate për media.

Për më shumë, në secilën prej pakove “Quatro”, tarifat e komunikimit mobil në rrethin familjar prej pesë anëtarëve janë 3 centë në minutë dhe 2 cent për një SMS, ndërsa të gjitha thirrjet ndërkombëtare në telefoninë fikse ofrohen për 8 cent në minutë, thuhet në komunikatë.

Kostoja mujore e pakos promovuese “Quatro” është 29.95 euro.

Kombinimet tjera të pakos Quatro përfshijnë edhe opsione tjera, si Quatro Family, Quatro Premium, Quatro Premium Int, ose Quatro HD, të cilat ofrohen me mundësi pagese me këste dhe pa kamatë, për 12 ose 24 muaj.

Me pakon e re “Quatro”, IPKO bëhet ofruesi i parë dhe i vetëm i shërbimeve të telekomunikimit në Kosovë, i cili i ofron internetin, televizionin digjital, telefoninë mobile dhe fikse në një vend të vetëm

Posted in LajmeComments (0)

Kinezët pronarë të IPKO-s dhe Telekomit Slloven?

Telekomi shtetëror slloven dhe operatori i telefonisë mobile “ONE” pritet të kalojë në pronësi të një kompanie kineze të telekomunikimeve. Qeveria sllovene po planifikon të shesë këtë kompani, bëjnë të ditur mediat sllovene. Pjesë e Telekom Sllovenia është edhe operator IPKO i cili ofron shërbim,e të internetit dhe të telefonisë në Kosovë.

Mirëpo, me shitjen e këtij operatori, kinezët do të kenë në pronësi operatorin “ONE” edhe në Maqedoni, por edhe në Kosovë, raportin INA.

Sipas marrëveshjes, parashikohet shitja e 75 për qind të kapitalit të kësaj kompanie, ndërsa kontrata do të firmoset vitin e ardhshëm. Qeveria sllovene nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me shitjen e operatorit të saj celular, i shtrirë edhe në Ballkan.

Posted in LajmeComments (0)

IPKO, numri im

Konsumatorët e rinj të telefonisë mobile IPKO, të cilët blejnë një numër të ri 049, tani mund ta zgjedhin dhe më pas ta rezervojnë numrin e tyre mobil, t’i njoftojnë të gjithë kontaktet e tyre në telefon për këtë, si dhe të fitojnë bonuse në minuta dhe SMS, për tre muajt e ardhshëm.

“Me këtë shërbim inovativ, ne kemi mundësuar që të gjithë konsumatorët tanë ta kenë numrin mobil të cilin ata gjithnjë e kanë dëshiruar, duke mos e humbur asnjë kontakt të vetëm nga telefoni i tyre. Njoftimin e të gjithë kontakteve për numrin e ri, ne e ofrojmë pa asnjë pagesë”, tha Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO.

Shërbimi i ri i telefonisë mobile IPKO i quajtur “Numri Im”, u mundëson konsumatorëve të rinj që ta zgjedhin numrin e ri mobil të cilin ata gjithnjë e kanë dëshiruar, duke e dërguar numrin e preferuar 6-shifror me SMS në 049 49 49 49, dhe nëse i njëjti është i lirë, atëherë rezervimi mund të bëhet duke e konfirmuar SMS’në me fjalën “Po” dhe numrin e zgjedhur (p.sh, Po 253362)

Pas përzgjedhjes, rezervimit dhe blerjes së numrit, IPKO do t’i njoftojë të gjithë kontaktet e konsumatorit të saj për numrin e ri 049, çofshin ata numra mobil lokal ose ndërkombëtar. Njoftimi i kontakteve në telefon për numrin e ri, ofrohet pa pagesë dhe mund të bëhet në mënyrë të përsëritur nga konsumatori.

Për më shumë, ata që e blejnë numrin e tyre të ri, do të pranojnë edhe bonus operatori i tyre mobil, nga 20 minuta dhe 20 SMS, çdo muaj për 3 muaj më radhë.

Posted in LajmeComments (0)

IPKO dhe Vala pa konkurrencë deri më 2014

Dy operatoret mobil të cilët operojnë në Kosovës aktualisht IPKO dhe Vala mund të flejn “dath” edhe për tri vjet pasi që ata për ketë përudh kohore nuk do të mund kush tu bëjë konkurrencë, përveç operatorëve ilegal.

Drejtori i Autoriteti Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) Ekrem Hoxha ka konfirmuar se të dy opratoret nuk do të kenë konkurrencë.“Licenca për operatorin e tretë nuk mund të realizohet para periudhës tre vjeçare”, tha Hoxha gjatë një dëgjimi publik në Komisionin për Zhvillim Ekonomik.

Kurse sa i përket shtrirjes dhe operimin me frekuencat në tërë territorin e Kosovës, Hoxha tha se edhe ajo do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Kurse për Planin kombëtar të shpërndarjes së spektrit radiofrekuencor, Hoxha tha se ky plan për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës është hartuar nga ekspertët e ART-së në bashkëpunim dhe koordinim me KFOR-in dhe institucionet tjera publike.

Posted in LajmeComments (0)

Rrethi i KEK-ut në IPKO

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës tash e tutje do të kenë mundësi të flasin falas me rreth 8 mijë kolegët e tyre. Këtë ua ka mundësuar telefonia mobile IPKO, e cila është përzgjedhur më e favorshmja në tenderin publik të KEK-ut.

Eglantina Hoxha, zyrtare për informim në KEK, ka thënë se punëtorët e kësaj korporate janë pajisur me Sim kartela të IPKO-së për të ngritur nivelin e operimit. “Në kuadër të strategjisë për ngritje të nivelit të operimeve, pjesë e së cilës është edhe komunikimi më efikas, KEK-u është duke pajisur me numër zyrtar mobil punëtorët që kanë nevojë të komunikojnë mes vete zyrtarisht”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka thënë se deri më tani 80 për qind e punëtorëve të KEK-ut janë pajisur me Sim kartela të IPKO-s, raporton Koha. Në ditët e ardhshme do të vazhdojë shpërndarja e Sim kartelave për punëtorët e tjerë, por ajo nuk ka mundur të saktësojë nëse do të marrin Sim kartela të gjithë punëtorët e KEK-ut. “Biseda në mes të punëtorëve anëtarë të rrethit është pa pagesë”, ka konfirmuar Hoxha.

Ajo ka thënë se çdo punëtor i KEK-ut do të jetë i obliguar të ketë aktiv numrin zyrtar të telefonit.

Posted in LajmeComments (0)