Tag Archive | "mobile payments"

IPKO e Raiffeisen Bank me marrëveshje të re

Raiffeisen Bank dhe IPKO kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre që kësaj radhe ka të bëjë me mundësimin e klientëve të Bankës Raiffeisen, kryerjen e shërbimeve bankare përmes telefonit.

Duke shfrytëzuar telefonin e tyre, klientët e Bankës Raiffeisen mund të bëjnë drejtpërdrejtë mbushjen e telefonit, televizorit dhe internetit varësisht nga kontrata apo pakoja që klientët kanë me operatorin IPKO. Në këtë mënyrë, Banka Raiffeisen shton edhe një produkt falas për klientët e saj që i shfrytëzojnë pakot e llogarisë rrjedhëse.

“Ky shërbim do t’iu jap klientëve tanë një mundësi që në mënyrë automatike, duke shfrytëzuar telefonin e tyre mobil të bëjnë pagesa pa pasur nevojë t’i vizitojnë degët e bankës ose pikat e shitjes së IPKO-s,“ tha Iliriana Toçi, Drejtoresh e Segmentit të Shitjes dhe anëtare e Bordit Menaxhues të Bankës Raiffeisen në Kosovë.

“Duke sjellur mundësitë më të fundit të teknologjisë edhe tek konsumatori kosovar, ne së bashku synojmë që t’i përmbushim kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve të Bankës Raiffeisen dhe IPKO-s, ndërsa blerja e shërbimeve përmes telefonit mobil u mundëson atyre që të kenë qasje të pandërprerë në internet, televizion digjital ose telefon mobil“  ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO.

Banka Raiffeisen ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me IPKO-n, duke përfshirë këtu edhe lansimin e kartelës me parapagim e cila u bë vitin e kaluar. Kjo kartelë është e para e llojit të tillë në Kosovë ndërsa përparësia e saj është se atë mund ta ketë çdokush, pa marrë parasysh a ka llogari të hapur në bankë apo jo.

Për më tepër, kjo kartelë i lëshohet klientit brenda ditës dhe klienti mund të vendosë para në këtë kartelë sipas nevojës. Klienti mund ta marr kartelën me parapagim në të gjitha degët e Bankës Raiffeisen dhe pikat e shitjes së IPKO.

Posted in LajmeComments (0)

IPKO ofron mundësinë e blerjes së shërbimeve përmes telefonit mobil

Telefonia mobile IPKO tani ofron mundësinë e blerjes dhe aktivizimit të shërbimeve të internetit, televizionit digjital apo telefonisë fikse, nga çdo lloj i telefonit mobil. Qasja në meny për blerje të shërbimeve nga telefoni mobil, është pa pagesë

Blerja e shërbimeve përmes telefonit mobil, apo siç njihet ndryshe edhe si përdorimi i “kuletës virtuale” tani ofrohet edhe në vendin tonë. Të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO tani mund të blejnë produkte dhe shërbime nga telefoni i tyre mobil.

Menyja elektronike e cila iu ofrohet përdoruesve të telefonisë mobile IPKO përmes shtypjes së kodit *101#, ofron mundësinë e menaxhimit të të gjitha shërbimeve të telefonisë mobile që përdor konsumatori, si dhe blerjen e të gjitha pakove të internetit, televizionit digjital apo telefonisë fikse nga çdo lloj i telefonit mobil.

“Përmes blerjes së shërbimeve nga telefoni mobil, ne synojmë që ta ofrojmë teknologjinë e fundit tek konsumatori ynë, si dhe ta bëjmë atë të thjeshtë për tu përdorur” ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO. “Sot, blerja e të gjitha shërbimeve tona mund të bëhet 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe me një funksion të vetëm, i cili ofrohet falas dhe mund të përdoret nga çdo lloj i telefonit mobil”.

Për më shumë, kjo meny ofron edhe mundësinë e menaxhimit të shërbimeve të ndryshme në numrin mobil 049, blerjen e shërbimeve tjera të ofruara nga IPKO, aktivizimin e ofertave si dhe informim në kohë reale për lajme sportive. Qasja në menynë elektronike për blerjen e shërbimeve nga telefoni mobil ofrohet pa pagesë.

Pas shtypjes së kodit *101# hapet menyja e cila ofron katër kategori të ndryshme, siç janë: menaxhimi vetanak i llogarisë së telefonit mobil, pagesat për të gjitha pakot e televizionit kabllor digjital, internetit dhe telefonisë fikse, aktivizimi i ofertave të ndryshme, si dhe aktivizimi i shërbimeve tjera argëtuese, si Livescore etj.

Kohëve të fundit, IPKO e ka mundësuar blerjen e të gjitha shërbimeve të saj edhe përmes bankave komerciale në Kosovë, si ProCredit, Raiffeisen, NLB Prishtina, Banka Ekonomike dhe TEB. IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit / pcworld Albanian

Posted in LajmeComments (0)