Tag Archive | "PTK"

Vala dhe Telekomi i Kosoves shiten per 600 milion Euro

New York, 6 qershor – Televizonit i njohur amerikan për biznes, ekonomi, bursa etj, Bloomberg, ka bërë një shkrim në lidhje me shitjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës, ku dhe ka vlerësuar se vlera e shitjes së aksioneve të kësaj kompanie do arrijë shifrën mbi 600 milionë euro.” T-Hrvatski Telekom d.d. nga Kroacia dhe Telekom Austria AG (TKA) janë përzgjedhur nga qeveria e Kosovës si finalist në garën për privatizimin e aksioneve të kompanisë publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosoves Sh.A. Operatori kroat, i cili në pjesën më të madhe zotërohet nga Deutsche Telekom AG (DTE) dhe Telekom Austria AG (TKA), kanë mundur rivalët e tjerë në garën për 75 përqind të aksioneve të kompanisë publike më profitabile të Kosovës. Shitja është një përpjekje e qeverisë së Kosovës, për të mbuluar shpenzimet buxhetore. Vlera e shitjes së këtyre aksioneve vlerësohet se do të arrijë 600 milion euro”, vlerëson Bloomberg.

Posted in LajmeComments (0)

PTK pa kod kushton më lirë

Sipas një shkrimi të publikuar në Gazetën Koha Ditore, thuhet se çmimi i shitjes së PTK-së, sipas planifikimeve qeveritare, nuk mund të zbresë për shkak të mungesës së kodit telefonik. Planet për privatizimin e kësaj korporate publike nuk e parashohin si problem mungesën e kodit telefonik për të cilin Postë-Telekomi i Kosovës kishte paguar rreth 20 milionë euro në konton e “Monaco Telecomit”.

Bartësja e projektit qeveritar për privatizimin e kësaj korporate Ministria e Zhvillimit nuk ka dashur të komentojë rreth nxjerrjes në treg të PTK-së pa kod shtetëror të telefonisë. Përgjegjësit për media të kësaj ministrie janë arsyetuar se për shkak se ministri i tyre është shumë i zënë duke u marrë me kërkesat e javës së kaluar për të dhënë intervista nuk mund të përgjigjet deri të hënën në kërkesat e medieve të kësaj jave, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Përgjigje mund të kthehen tek në javën e ardhshme”, ka thënë biznesmeni Gëzim Baxhaku për gaztën Koha Ditore, i cili është i angazhuar si këshilltar i ministrit Besim Beqaj.

Korporata e Postë-Telekomit për shkak se Kosova nuk është anëtare e Organizatës ndërkombëtare të telekomit për të pasur kod të vetin ka shpenzuar dhjetëra miliona euro deri më tash duke shfrytëzuar kodin telefonik të “Monaco Telecomit”, për thirrjet që realizohen nga jashtë drejt operatorit “Vala” dhe anasjelltas. Çështja e mungesës së kodit nuk ishte parë si problem as nga qeverisja e kaluar në kohën kur Ministrinë e Ekonomisë e të Financave e drejtonte ish-ministri Ahmet Shala.

“Në kushtet e tanishme kontrata e PTK-së me Monakon do të duhej t’i bartej investitorit të ri. Por, varet edhe nga kompania që e privatizon operatorin e telefonisë mobile se çfarë do të bëjë me të”, pati deklaruar ish-ministri Shala, para se të niste procesi i privatizimit të ndërmarrjes publike të Postë-Telekomit.

Ndërkaq, Sindikata e Punëtorëve të Postë-Telekomit para disa muajsh i pati kërkuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që të ndërpritet procesi i privatizimit të Postë-Telekomit për shkak se mungesa e tij ndikon në rënien e çmimit të PTK-së në treg. Sipas parashikimeve të sindikalistëve, shitja e kësaj ndërmarrjeje do të ndikonte që çmimi i kësaj korporate të jetë më i ulët në treg për një shumë prej 80 milionë eurosh.

Qeveria e Kosovës ka parashikuar  mbledhjen e një shumë mes 300 dhe 600 milionë euro nga privatizimi i 75 për qind të aksioneve të aseteve të njësisë VALA dhe Telekomit, të PTK-së. Vendimi për shitjen e kësaj ndërmarrje është miratuar në kuvendin e Kosovës në një pako me ligjin për buxhet të vitit 2011.

Posted in LajmeComments (0)